Putin del nga Rusia që nga nisja e agresionit në Ukrainë, gazetari zbardh agjendën: Ja çfarë do të diskutohet në Turqi

Për herë të parë që nga nisja e pushtimit të territorit të Ukrainës, presidenti i Rusisë Vladimir Putin planifikon një vizitë zyrtare jashtë vendit të tij.

Bëhet fjalë për vizitën që ai do të zhvillojë në Turqi dhe temat kryesore të bisedimeve me homologun Erdogan.

Për të mësuar më shumë detaje nga kjo vizitë, i ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” ishte gazetari shqiptar në mediat turke, Sokol Brahaj.

"Ne dje kishim 1-vjetorin e tërmetit të madh dhe gjithashtu ndodhi akti terrorist në Stamboll. Ka qenë një tragjedi e madhe. Në datën 12 Vladimir Putin do të vijë në Turqi dhe në datën 14, presidenti Edorgan do të shkoj në Kairo të Egjiptit pas 12 viteve që i ka pasur marrëdhëniet totalisht të prera. Kjo është një agjend diplomatike e Ankarasë shumë e ngjeshur në muajin shkurt. Takimet dhe udhëtimet për jashtë dhe udhëtimet nga jashtë të politikanëve me emër botërorë, këtë muaj duket se janë agjenda kryesore e Ankarasë", tha Brahaj.