Kievi nën sulmeve ajrore ruse, qytetarëve u kërkohet të gjejnë strehim

Ndërsa forcat ajrore të Ukrainës paralajmëruan për raketa lundrimi që po shkonin drejt kryeqytetit, dëshmitarët folën për dëgjimin e shpërthimeve.

Sulme ajrore u raportuan gjithashtu në rajonin verilindor të Kharkiv dhe Cherkasy në qendër, dhe shpërthime në Mykolaiv në jug.

I gjithë vendi u vu nën alarm ajror rreth orës 06:00.

Sipas forcave ajrore të Ukrainës, raketat ruse të lundrimit u zbuluan gjithashtu duke manovruar mbi rajonet perëndimore të Lviv, Ternopil dhe Ivano-Frankivsk.

Ukraina është nën sulm të shpeshtë ajror që kur Rusia pushtoi më 24 shkurt 2022, duke aneksuar pjesë të lindjes dhe jugut.