EMRI+FOTO/ U fut në korsinë e gabuar dhe u përplas me një autobus, humb jetën i riu shqiptar në Itali
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shkurt 2024, 17:53
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Piaçenza të Italisë, pasi makina që drejtonte një 22-vjeçar shqiptar u përplas me një autobus, ku për pasojë Neli Eriselto ka ndërruar jetë.
Mediat italiane, bëjnë me dije se i riu me automjeti tip “BMW” ka devijuar rrugën dhe është përplasur kokë më kokë me një autobus që vinte nga drejtimi i kundërt.
Gjithashtu bëhet me dije se përplasja ka qenë e fuqishme, dhe 22-vjeçari shqiptar ka fluturuar nga makina duke përfunduar në asfalt.
Ndërsa shoferi i autobusit nuk ka pësuar dëmtime dhe u shfaq i tronditur pas ngjarjes së rëndë që i mori jetën 22-vjeçari shqiptar Neli Eriselto.

