TRONDITET TURQIA/ Sulm terrorist në Stamboll, vritet dy autorët, disa të plagosur
Një sulm i armatosur ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte jashtë gjykatës së Stambollit, ndërsa sulmuesit e dyshuar janë neutralizuar nga zjarri i policisë.
Ministri i Brendshëm turk njoftoi se nga të shtënat janë plagosur pesë persona.
Sulmuesit një burrë dhe një grua kanë humbur jetën ndërsa 5 të tjera kanë mbetur të plagosur, mes tyre 3 policë.
Bugün saat 11.46’da İstanbul Çağlayan Adliyesi C Kapısı önündeki kontrol noktasına saldırı girişiminde bulunulmuştur.
— Ali Yerlikaya (@AliYerlikaya) February 6, 2024
1’i kadın 1’i erkek 2 saldırgan ölü ele geçirilmiştir. 3’ü polis memuru olmak üzere 5 kişi yaralanmıştır.
Kahraman polislerimizi tebrik ediyorum.…
Personat e plagosur janë dërguar menjëherë në spital. Në pamjet e postuara në rrjetet sociale, forcat e sigurisë kanë rrethuar gjykatën për të mbrojtur publikun, ndërsa u dëgjuan shumë të shtëna.
Silah sesleri ile siper aldık sabah sabah. Ülkemizde silahlı ve örgütlü suçlar çok fazla. Allah tüm kolluk güçlerimizin yardımcısı olsun. Yaralı polislere ve vatandaşlara acil şifa diliyorum. ???? pic.twitter.com/uyLYjwkjN4
— Av.Mustafa Alkan Küçükler (@alkankucukler) February 6, 2024
Ministri i Punëve të Brendshme Ali Yerlikaya njoftoi se sulmuesit kanë vdekur dhe gjashtë persona, tre prej të cilëve policë, u plagosën.

Yerlikaya njoftoi se sulmuesit ishin anëtarë të DHKP/C, Fronti i Partise Revolucionare Popullore Çlirimtare.
Kjo vjen disa ditë pas një tjetër sulmi me armë në Stamboll, ku në një kishë katolike u qëllua me humbi jetën një person.

