FOTO/ Buta bëhet baba për herë të parë, zbulohet emri i vogëlushes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shkurt 2024, 10:17
Buta prej shumë kohësh është i dashuruar dhe prej disa vitesh i martuar.
Partnerja e tij quhet Fjolla dhe nuk është personazh publik. Edhe pse reperi ka ndarë shpesh foto me të në mediat sociale, partnerja e tij ka zgjedhur të qëndrojë larg vëmendjes mediatike.
Para pak minutash Buta ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetin social "Instagram", një foto duke treguar se është bërë baba për herë të parë.
Në foto shfaqet vogëlushja e tij, emri i së cilës është Irina.

