Dy të vdekur nga një shpërthim në kryeqytetin armen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shkurt 2024, 08:16
Të paktën dy persona vdiqën dhe dy të tjerë u plagosën në një shpërthim në kryeqytetin armen Jerevan, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Armenpress.
Shpërthimi ndodhi në mesditë në lagjen Nor Aresh të rrethit Erebuni, duke çuar në shembjen e disa shtëpive, ndërsa disa të tjera pësuan dëmtime.
Ekipet e shpëtimit nxorën trupat dhe të plagosurit nga rrënojat. Ka nisur procedimi penal, ndërsa po hetohet për shkakun e shpërthimit dhe rrethanat e tjera.

