Hamiti: Ndalimi i dinarit e drejtë e Kosovës, por duhet të ishte koordinuar me ndërkombëtarët
Në një intervistë për Ora News, analisti Lavdim Hamiti u shpreh se është e drejta në anën e Kosovës për ndalimin e dinarit serb, sepse është viti 16 që paguhet akoma me dinar qysh preh pavarësisë.
Hamiti: Reagimi i Ramës është i drejtë. Është e drejta në anën e Kosovës për ndalimin e dinarit serb, sepse është viti 16 që paguhet akoma me dinar qysh preh pavarësisë. Janë shumë profesione që marrim paga në dinar nga qeveria e Serbisë dhe kjo gjë është e dëmshme për qeverinë e Kosovës. Ama diçka e tillë duhet të ndalet me një periudhë tranzitore, jo dy javë.
Nuk është problem që të zgjatet për disa muaj dhe më pas të fillojë aplikimi i euros. Kjo nuk do ta bënte Kosovën as më të dobët apo më të pavarur, por në koordinim me ndërkombëtarët. Më duket se Kurti do ta zhvendosë vëmendjen për Asociacionin dhe marrëveshjes që ka nënshkruar.
