Heqja e dinarit serb, Muhaxheri: Veprim i nxituar, Kosova nuk u koordinua me SHBA dhe aleatët

Eksperti i ekonomisë në Kosovë dhe aktivisti politik, Arton Muhaxheri në një intervistë në Ora News foli për vendimin e Kosovës për të hequr dinarin serb. Muhaxheri u shpreh se këto veprime Kosova i ka marrë pa u koordinuar me SHBA dhe se ishte një vendim i ngutshëm.  

Muhaxheri: Të gjitha këto veprime Kosova i ka marrë pa u koordinuar me SHBA.

Është një vendim i ngutshëm.

Është dashur të analizohet më mirë.

Kosova është ndër të vetmet shtete në Europë që ka sanksione nga Bashkimi Europian.

Kjo qeveri ka zgjedhur që të marrë veprimë pa u koordinuar me aleatët.