Meta nga Korça: Të hiqet tatimi 20% në shitje dhe të rriten tarifat doganore për produket e importit

Kryetari i PL-së, Ilir Meta nga Korça ka bërë thirrje që të hiqet tatimi 20% në shitje dhe të rriten tarifat doganore për produket e importit për të mbështetur prodhimet “Made in Albania”

Postimi i Metës:

Përkah kerkesat e drejta dhe lehtesisht te realizueshme te fermereve te mrekullueshem te Maliqit, kesaj treve punedashese, pjellore dhe me potencial te jashtezakonshme per prodhim dhe mireqenie, qe prej kohesh jane ne proteste.

Per fat te keq u be i disa vet qe prodhimet e tyre, mollet, patatet, qepet nuk dalin ne treg por hidhen ne kanale, pra qe djersa, mundi, sakrificat dhe investimi i tyre shkon dëm.

Sepse kjo ishte loja e “Ballkanit te Hapur” qe pati “sukses te madh” per te shkaterruar prodhimin tone vendas sepse u hoq cdo mbeshtetje per prodhuesit dhe fermeret tane, ne Korce dhe ne te gjithe Shqiperine.

Fermeret ne Shqiperi ngarkohen me tatim 20% qe ne shitje qe eshte me i larti ne rajon dhe Europe.

Ndaj prodhimet e importit e kane fituar garen qe pa nisur sepse vendet e rajonit i mbeshtesin fermeret ndersa ne Shqiperi persekutohen.

Po keshtu Qeveria nuk ka vullnet te rrite tarifat doganore per produket e importit sepse kjo eshte nje Qeveri qe nuk ka interes te mbeshtese prodhuesin dhe prodhimin.

Kjo eshte nje Qeveri qe u sherben vetem oligarkeve.

Maqedonia e Veriut eshte nje model qe duhet ndjekur se si mbeshtetet prodhuesi, fermeri, se si mbrohet konsumatori vendas.

80% te qengjave Maqedonia e Veriut i eksporton ne BE dhe ka te pakten 3 here me shume eksporte se sa Shqiperia.

Kjo ndodh sepse modeli yne eshte ai i kullave dhe betonit qe per fat te keq ka kapur edhe Korcen.