Kërcënim nga klanet mafioze? Gjyqtarja në Itali gjen para derës së shtëpisë një kokë dhie të përgjakur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Shkurt 2024, 12:43
Një kokë dhie e përgjakur me një tel të ngulur në të është gjetur në mesnatën e së enjtes para derës së shtëpisë së gjyqtares Maria Francesca Mariano, gjyqtare e antimafias në Leçe.
La Repubblica shkruan se gjyqtarja kërkoi menjëherë ndërhyrjen e agjentëve italianë për të zbardhur ngjarjen.
Deri më tani, autoritetet e konsiderojnë këtë si një kërcënim mafioz drejtuar gjyqtares e cila prej disa muajsh është marrë në mbrojtje nga qeveria pasi kishte marrë disa letra kërcënuese.
Hetimet për letrat kërcënuese çuan në arrestimin e 22 personave që konsideroheshin se i përkisnin klanit Lamendola-Cantanna në Brindisi të lidhur me Sacra Corona Unita më 17 korrik.
