“Fifi, mosmirënjohëse”/ “Dikur e çoja në spitale, sot s’më hap telefonin” Rrëfimi “tronditës” i shokut të saj

Fifi është një nga këngëtaret më të njohura të tregut muzikor shqiptar, e cila njihet për zërin dhe tekstet e saj.

Por pas pjesëmarrjes në “Big Brother VIP 1”, u njohëm edhe me një anë të ndjeshme të këngëtares.

Së fundmi, në një intervistë për emisionin “Glamour Zone” në “Ora Neës” është prononcuar një nga miqtë më të mirë të Fifit (të paktën kështu kanë qenë deri përpara famës).

Genc Lekaj, edhe ai një këngëtar i njohur i mbrëmjeve të live-t, rrëfeu një anë tjetër të panjohur të Fifit, mosmirënjohjen.

Pjesë nga biseda

Ester Bylyku: Cili nga artistët që ti ke bashkëpunuar ka qenë më mosmirënjohësi/ja? Pra, ju ndoshta keni qenë shumë miq, por nuk ta ka ditur.

Genc Lekaj (shok i Fifit): I kam kërkuar ndihmë kur dola në treg si këngëtar dhe i shkrova në rrjetet sociale, por ma la “seen”. Me Fifin, Filloretën. Ne kemi ndenjur shumë bashkë. Madje, kur ka bërë edhe shfaqjen e diplomimit, e kemi ndihmuar shumë, sepse ajo është regjisore me profesion. E ndihmuam dhe u zhduk, nuk munda më ta gjej.

Ester Bylyku: Kur ti thua që e ke ndihmuar, si e ke ndihmuar konkretisht?

Genc Lekaj (shok i Fifit): Unë e kam pasur shumë shoqe, madje ajo ka postuar edhe një foto tonën në Facebook dikur ku shkruante: “Shoku i mirë në ditë të vështira”. 

Ester Bylyku: Cilat kanë qenë këto ditë të vështira?

Genc Lekaj (shok i Fifit): Atë problemin që i ka ndodhur në “Big Brother”, ajo e ka pasur edhe në jetën e përditshme. Ne e kemi marrë, e kemi çuar edhe në spitale. Kemi qenë si familjarë. Por pasi erdhi në Shqipëri dhe u bë e famshme, i kam shkruar dhe nuk më është përgjigjur më.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË