“Dola në mes të natës me pizhame, e kapa mat me tjetrën”/ Alida Duka zbulon skenën “e çmendur” të xhelozisë
Këngëtarja Alida Duka së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Glamour Zone” në “Ora News”, ku përballë moderatores Ester Bylyku, ka rrëfyer disa nga momentet më të çmendura të jetës së saj.
Pasi iu kundërpërgjigj publikisht RozaLatit, e cila u tha se e quajti Stinen “mashkull me streçe”, Alida rrëfeu dhe një histori të paditur më parë për jetën e saj private.
Pjesë nga biseda
Ester Bylyku: Cila është çmenduria më e madhe që ke bërë nga xhelozia për një mashkull?
Alida Duka: Ka ndodhur shumë vite më parë. Unë me ish-partnerin tim bashkëjetoja. Shkoi shumë vonë dhe ai nuk po vinte në shtëpi. Më gënjente për orarin.
Në mes të natës nuk durova dot më dhe siç isha me pizhame, me flokë rrëmujë dola jashtë. Tjetër gjë pastaj se e kapa mat, por më tepër dënoj veten për faktin që dola në atë gjendje në mes të natës.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË


