Përfundon loja, ja cilët banorë kaluan sfidën dhe fituan çmim

Ditën e djeshme, ‘Vëllai i Madh’, vuri banorët përballë lojës së rezistencës, ku të ndarë në çifte u lidhën me membrana plastike dhe duhet të qëndronin me synimin se kush rezistonte më gjatë.

Erjola si lidere e shtëpisë nuk ishte pjesë e lojës, por ishte ajo që ndahu në çifte banorët. Gjithashtu, pa qenë e detyruar, ajo mund të ndihmonte banorët për ndonjë kërkesë që mund të kishin gjatë lojës.

Çiftet më "pikantë" që ranë në sy ishin: Juli dhe Egla, Sara-Meri, dhe sidomos Rike me Meritonin.

Disa prej banorëve thyen rregullat e lojës e për këtë ata do të jenë në një televotim të dytë në ‘Prime-n’ e së shtunës.

E ndërsa çifti fitues i kësaj sfide u shpall Rike dhe Meritoni, të cilët përfituan një çmim prej 2000€.