"Nuk kontrollon dot testosteronin", ish-banori "plas bombën": Ilnisa dhe Meritoni po përdorin njëri-tjetrin...

I ftuar për një intervistë sot në "Ora News" ishte ish-banori i spektaklit televiziv "BBA", Ilir Beqiri.

Ai u pyet se si i duket dashuria e çiftit të spektaklit televiziv Ilnisa-Meriton.

"Mua më duket komplet fallco, e shtirur dhe e imponuar, e gjitha për lojë. Tani, siç e kam thënë dhe më parë, niveli i inteligjencës, Ilnisa me Meritonin janë si dita me nata.

Meritoni nuk ka as fuqinë mendore dhe as fuqinë intelektuale të matet me Ilnisës për sa i përket lojës. endoj se dhe përjashta do ishin njësoj. Ajo po e përdor sepse e konsideroj si një njeri që e ka studiuar lojën.

Meritoni ka kuptuar një gjë, që për mua është suprizë se si e ka kuptuar këtë gjë. Meritoni po e përdor dhe po e them troç, ka mungesën e kontrollit të testosteronit, që dhe kur e shtyn atë që të afrohet më tepër. Pëlqimi fizik për ata të dy besoj se është," tha Beqiri.