Udhëheqësit e BE-së në një përballje me Hungarinë për ndihmën ndaj Ukrainës
Të 27 vendet e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për t’i ofruar Ukrainës një ndihmë financiare me vlerë 50 miliardë euro (54 miliardë dollarë) gjatë një samiti sot në Bruksel, njoftoi presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel në platformën X.
“Kjo bllokon financimin e qëndrueshëm, afatgjatë dhe të parashikueshëm për Ukrainën”, tha Michel.
“BE-ja po merr drejtimin dhe përgjegjësinë në mbështetje të Ukrainës”, shtoi presidenti i KE-së.
Marrëveshja u arrit sot me shpejtësi gjatë një samiti të liderëve të BE-së të thirrur posaçërisht pasi Hungaria bllokoi paketën e ndihmës financiare në dhjetor.
Sipas marrëveshjes, liderët e BE-së “do të zhvillojnë bisedime çdo vit” lidhur me zbatimin e fondeve për Ukrainën, të cilat mbulojnë katër vitet e ardhshme.
Marrëveshja parashikon gjithashtu, se pas dy vitesh Këshilli Evropian mund të ftojë Komisionin të bëjë një propozim për shqyrtimin e financimit.

