Bomba ruse godet spitalin në verilindje të Ukrainës, raportohen 4 të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shkurt 2024, 07:44
Një bombë ruse goditi një spital në verilindje të Ukrainës të mërkurën, duke plagosur lehtë katër persona dhe duke nxitur një evakuim, tha guvernatori i rajonit të Kharkiv.
Oleh Synehubov, duke shkruar në Telegram, tha se 38 persona ishin evakuuar nga objekti në qytetin Velykyi Burluk, në verilindje të Kharkovit, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës. Katër të plagosurit kanë marrë tretman mjekësor në vendngjarje.
Fasada, dritaret dhe çatia e spitalit pësuan dëmtime, shkruan Reuters.
