Aksident i rëndë në Manastir/ Një i vdekur dhe njëzet të plagosur nga përplasja e furgonit me një makine

Aksident i rëndë në rrugën Manastir-Demir Hisar. Një person ka humbur jetën, ndërsa 20 të tjerë janë lënduar në përplasjen midis një makine dhe një furgoni, i cili po transportonte punëtorë.

Aksidenti ndodhi në dalje të Manastirit, rrugës për në Demir Hisar. Në vendin e ngjarjes jetën e humbi shoferi i makinës i moshës 24 vjeçare.

Njësitet zjarrfikëse nga Manastiri ndihmuan në nxjerrjen e viktimës dhe personave të lënduar.

Nga spitali i Manastirit thonë se kanë pranuar 20 pacientë, dhe asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën. Ekpsertiza në vendin ku ndodhi aksidenti i rëndë, ende është në rrjedhë. /Alsat