Tjetër përplasje mes në BBV, “Mos bëj gansterin ktu…”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Janar 2024, 18:54
Pas përfundimit të lojës që produksioni kishte caktuar për banorët e shtëpisë së ‘BBV3’, debate me tone të ashpra janë parë mes banorëve.
Bëhet fjalë për Gabrielen dhe Ervinin, të cilët kanë debatuar pasditen e sotme në oborrin e shtëpisë.
Gjatë momentit që Gabriele po mundohet të sqarojë diçka, Ervini nuk e lejon që të flasi, dhe ndërhyn në bisedën e tij.
Por jo vetëm kaq, ai e kap prej krahu Gabrielen duke i thënë: "Me qetësi nuk je vetëm ti këtu o shpirti. Mos bëj gangsterin këtu."
Menjëherë pas kësaj banorët e tjerë janë munduar të hyjnë mes dyshes duke qetësuar sadopak situatën.