“Sirena e Vogël Ariel” flet me fansat/ Halle Bailey: Doja të jetoja në paqe, ndaj s'e tregova shtatëzaninë
Aktorja e njohur e filmit ‘Sirena e vogël Ariel” ka dhënë një shpjegim për të gjithë fansat e saj, se përse e mbajti të fshehtë shtatëzaninë. Ajo tashmë është nënë e një djali, dhe thonë se nuk tregoi pritjen e ëmbël për të qenë në paqe dhe larg vëmendjes mediatike.
Shpesh në qendër të vëmendjes së publikut, E sidomos të fëmijëve, aktorja Halle Baily, mundi që ta mbante të fshehtë nga publiku faktin që ishte shtatëzënë.
Edhe pse tashmë ka ditë që është bërë nënë e një djali, fansat nuk harrojnë që 23-vjeçarja nuk është treguar e sinqerte me ta. disa kanë shfaqur hapur kritikat për sekretin e mbajtur prej aktores.
Tashmë e relaksuar në rrjetet sociale ajo ka zgjedhur t'u përgjigjet këtyre komenteve duke thënë se e ka marrë këtë vendim në mënyrë që të mbrojë qetësinë dhe paqen e saj.
Aktorja e filmit “Sirena e vogël Ariel” në Snapchat, është shprehur se dëshironte të kalonte një periudhë të bukur larg syve të publikut. 23-vjeçarja dhe partneri i saj DDG, jeton një histori dashurie që nga viti 2022.

