Kanye West "zhduk" gruan nga rrjetet sociale, shokohen të afërmit e modeles: Po e izolon...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Janar 2024, 11:51
Gruaja e Kanye West, Bianca Censori është ‘zhdukur’ nga rrjetet sociale. Ky largim nuk erdhi nga autoritetet por nga vet bashkëshorti i saj.
Reperi tha se e bëri këtë për ta mbrojtur.
Por, miqtë e Censorit janë të shqetësuar dhe dyshojnë se West po përpiqet ta izolojë, tha një burim i brendshëm për The Daily Mail.
Bianca më parë ishte aktive në rrjetet sociale derisa u martua me Kanye West.
Marrëdhënia mes të dyve është kritikuar prej disa kohësh. Të afërmit e Censorit në veçanti e paralajmërojnë atë për Ye, i cili thuhet se ka edhe kode veshjeje për gruan e tij.
