VIDEO/ Habit Alfio Rrotani: Për Fatmën kam ende emocione të...

I ftuar së fundmi në emisionin “Big Brother Fun Club” ishte shefi i kuzhinës Alfio Rrotani.

Teksa foli për eksperiencën që përjetoi në rrugëtimin e shkurtër në spektaklin televiziv "BBVA3", Alfio u pyet edhe për marrëdhënien me Fatmën.

Brenda shtëpisë ai e ka përmenduar disa herë ish-partneren e tij. Ndërkohë ditën e sotme, djali i tij ka ditëlindjen.

Teksa i ka bërë dedikimin e ëmbël në rrjetin social "Instagram", Alfio e ka mbyllur shkrimin e tij me fjalinë: “Zemra ime e vogël e kuqe”, epitet ky të cilin ai e ka përdorur dikur edhe për ish-partneren.

Kaq ka mjaftuar që Ina Kollçaku ta ngacmojë ish-banorin për të kuptuar se si është sot raporti mes tij dhe Fatmës.

Teksa ka sqaruar se ata kanë një marrëdhënie të mirë, Alfio rrëfeu se ende ndjen emocione të bukura për Fatmën.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother VIP Fan Club (@bigbrothervip.fanclub)