E pyesin se për kë ka fantazuar se*sualisht në shtëpi, ja si i përgjigjet Dea pyetjes pikante
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Janar 2024, 16:44
Vetëm pak orë si banore e “Big Brother VIP”, Erjola Doçi ka arritur të marrë mjaft vëmendje.
Në një diskutim me banorët, ajo i ka bërë një pyetje pikante Deas.
“Kë ke fantazuar seksualisht në shtëpi”, i tha Erjola, ndërsa Dea nuk e la pa një përgjigje.
“Realisht dhe pa gënjeshtër, se ti e di që unë nuk kam frikë ta them. Realisht në këtë 1 javë nuk kam patur asnjë moment që kam pasur fantazi seksuale”, tha ajo.
Kjo situatë ka shkaktuar shumë të qeshura tek banorët, duke i thënë asaj se po luan rolin e moderatores si tek emisioni që ajo drejton.
