“Femër e paedukatë” - Debat mes Rozës dhe Ledjonës në BBVIP: Ti je më mosmirënjohësja që njoh këtu, më e shtirura
Një debat është zhvilluar mes Roza Latit dhe Ledjona Xheladinajt në Big Brother Vip 3.
Roza e ka cilësuar Ledjonën vajzë pa edukatë, ndërsa kjo e fundit i është drejtuar duke i thënë se është njeriu më mosmirënjohës që njeh.
Debati mes tyre ka nisur që prej mbrëmjes së djeshme dhe ka vijuar edhe sot.
Pjesë nga diskutimet mes tyre:
Roza: Ledjona, na ke lënë gojëhapur
Ledjona: Prit o Roza, qetësohu, pi kafen njëherë
Roza: Merr veten njëherë, të ka ikur fytyra
Ledjona: Kë quan ikje fytyre, më thuaj pak
Roza: Nuk po ik, do ulem në kolltuk ta pi kafen këtu jo aty me ty, e paedukatë femër
Ledjona: Mirënjohjen time ti s’e ke parë në ëndërr
Roza: Kur të ofendosh, sigurohu që të jesh vetë e paprekshme në atë gjë
Ledjona: Ti je më mosmirënjohësja që njoh këtu, më e shtirur, o drama! Largohu Jul se do ta dhunosh pastaj dhe ku i dihet
Roza: Hec mi zogëz, hec mi goc
Ledjona i drejtohet Julit: Largohu se kemi prime sonte
Roza: Mbrëmë më bëre përshtypje, realisht
Ledjona: Tjetër çfarë të ka bërë përshtypje/ Vetja të ka bërë përshtypje? Ndihesh mirë me veten?