Bilanci tragjik, 190 palestinezë të vrarë në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin në 25,295 që nga 7 tetori
Të paktën 190 njerëz janë vrarë dhe 340 të tjerë janë plagosur në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit.
Në total, numri i palestinezëve të vdekur nga sulmi vdekjeprurës i Izraelit që nga 7 tetori shkon në 25,295, tha Ministria e Shëndetësisë së Gazës.
Në një deklaratë ministria tha se 63,000 të tjerë janë plagosur në ofensivë gjatë së njëjtës periudhë.
“Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja pasi ekipet e shpëtimit nuk janë në gjendje t’i arrijnë ata,” tha ministria.
Izraeli ka goditur Rripin e Gazës që nga një sulm ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor, për të cilin Tel Aviv thotë se vrau afro 1200 njerëz.
Sipas OKB-së, rreth 85% e banorëve të Gazës janë zhvendosur nga sulmi izraelit. Qindra mijëra njerëz janë të pa strehë dhe më pak se gjysma e kamionëve me ndihma po hyjnë në territor sesa përpara fillimit të konfliktit.

