Me helikopterin e shtetit në koncert, Presidenti i Filipineve në qendër të kritikave

Presidenti i Filipineve po përballet me kritika të ashpra e zemërim nga qytetarët në mediat sociale. Shkak për këtë është bërë fakti se ai ka  përdorur e një helikopter presidencial për të ndjekur një koncert të Coldplay në një provincë në veri të kryeqytetit.

Në mediat sociale, shumë e akuzuan presidentin për shpërdorim të parave të taksapaguesve dhe theksuan se qytetarët duhet të durojnë trafikun e rënduar çdo ditë.

Por autoritetet dolën me një deklaratë për të sqaruar të gjithë zhurmën e shkaktuar duke theksuar faktin se ditën e koncertit ka pasur një fluks të paprecedentë prej mbi 40 mijë personash që donin të merrnin pjesë në koncert. Kjo sipas autoriteteve, mund të çonte në kërcënimin e sigurisë së Presidentit.

Ferdinand Marcos Jr dhe gruaja e tij Liza Araneta-Marcos ishin mes mijëra fansave që morën pjesë në koncertin e “Coldplay”. Vetë Cris Martin bëri shaka  bëri shaka për trafikun në Manila dhe falënderoi audiencën për pjesëmarrjen: “Mendoj se jeni numri 1 sa i përket trafikut në botë. Faleminderit për përpjekjen tuaj për të qenë këtu”, tha ai.