Një avion pasagjerësh rrëzohet në Afganistan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Janar 2024, 11:28
Një avion indian pasagjerësh është rrëzuar në provincën Badakhshan në verilindje të Afganistanit.
Drejtori i kulturës dhe informacionit në provincën Badakhshan, Zabihullah Amiri, ka njoftuar në një komunikatë për shtyp se një avion indian pasagjerësh është rrëzuar në Malet Tohaka që ndodhen midis rretheve Kuran-Munjan dhe Zibak, raportojnë mediat afgane.
Amiri ka thënë se një ekip kërkim-shpëtimi është dërguar në zonën e aksidentit i cili ka ndodhur në orët e mëngjesit.