Nuk i ndaloi policisë, ekzekutohet i riu në Meksikë. Banorët përleshen me policinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Janar 2024, 08:39
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një qytet të Meksikës, ku qytetarët janë përleshur me policinë.
Gjithçka nisi kur një 27-vjeçar u qëllua për vdekje nga policia në qytetin Lerdo de Tejada, në bregdetin e Gjirit.
Banorët përmbysën një makinë policie dhe më pas i vunë zjarrin dhe thyen xhamat e bashkisë.
Viktimë ngeli Brando Arellano Cruz u qëllua të premten, pasi nuk e ndaloi makinën në një postbllok policie, ndërsa ishte duke shkuar te shtëpia e gjyshes së tij.
“Pasi ai kishte parkuar, ata hapën zjarr kundër makinës dhe e vranë menjëherë, duke e qëlluar si frikacakë”, tha babai i tij, Delfino Arellano Ramirez.
