VIDEO/ Meri Shehu bën një thirrje publike për ish të dashurit e saj


Astrologia Meri Shehu ka arritur të përfshihet në shumë debate me banorët e BBV duke krijuar një zhurmë të madhe në rrjete.

Së fundmi, Vëllai i Madh, ka vendosur që të përfshijë banorët për të diskutuar për një temë mjaft delikate, “Të ruash marrëdhënien me ish-in“. Ndërkohë që banorët janë ndarë në grupe per këtë “talk show”, si prezantuese e tij është zgjedhur Meri Shehu.

Teksa ka qenë duke prezantuar programin, Meri ka nisur menjëherë me një thirrje publike për ish-partnerët e saj, duke i ftuar që të rikthehen tek ajo.

“Më dëgjoni, më shikoni, ju ish-at e mi, ku jeni, kthehuni tek unë”, ka thënë Meri, duke shkaktuar pafund të qeshura tek banorët.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)