Divorci i Princ Lekës me Elia Zaharian, avokatja shpjegon procedurat e ndarjes së çiftit mbretëror: Vajza e tyre ...

Disa ditë më parë Elia Zaharia (Zogu) zyrtarizoi divorcin me Princ Leka II pas 7 vitesh martesë. Edhe vetë Princ Leka nëpërmjet një njoftimi zyrtar lajmëroi se ka nisur procedurat për divorcin.

Lajmi bëri bujë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë, ku ka marrë vëmendjen e shumë mediave të huaja.

Për të kuptuar më shumë mbi procedurat e këtij divorci të çiftit mbretëror, në studion e lajmeve në “Ora News” ishte e ftuar avokatja Aurora Marku.

“Ata janë një çift shumë mirë i edukuar dhe i kulturuar dhe besoj se nuk do të kenë probleme në ndarjen e tyre dhe në caktimin se kush do ta mbajë vajzën e tyre. Normalisht fëmija do të kalojë në kujdestarinë e nënës.

Por pavarësisht kësaj, besoj se fëmija nuk do të ketë në mirërritjen e saj. Besoj se dhe lidhja e tanishme nuk e bën me faj Princ Lekën”, u shpreh ajo.

Duke vijuar më tej në, avokatja theksoi se që nga pandemia është rritur numri i divorceve në vend.

“Divorcet kryesisht po ndodhin shumica për shkaqe ekonomike, por ka dhe arsye  të tjera, si tradhtia bashkëshortore, e cila po shkon në shifra alarmante.

Por ka shumë raste kur çiftet krijojnë lidhje paralele me familje të dyta”, nënvizoi avokatja Aurora Marku.