Prezantohet ndryshe nga të tjerët, Ledioni nis të "hidhet" bashkë me banorin e ri
Balerini i njohur, Albi Nako është bërë pjesë e spektaklit televiziv "BBVA3" në një mënyrë ndryshe nga të tjerët.
I veshur me taka ai është prezantuar ashtu siç di më mirë, duke kërcyer.
Kërcimi i tij bëri që moderatori, Ledjon Liço të mos përmbahej dhe të niste të kërcente me të.
Ledioni: Të falënderoj që na dhurove këtë minutë të mbushur me pasion, që besoj se do shërbejë deri diku si ndarja jote nga profesioni dhe të tregosh atë që nuk e njohim, ose që njohin personat e tu më të afërt.
Albi: E ke parasysh atë shprehjen: “Ky është flamuri më i bukur në botë”? Ky është spektakli më i bukur në botë.
Ledioni: Unë e di që ke shumë gjëra që të presin. Unë e di që do që publiku shqiptar të të njohë në një dimension tjetër.
Albi: Të premtoj që do jem në 360 gradë.

