"Ngujohet" edhe ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare

Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, tanimë trajner futbolli, Klodian Duro është banori i ri që i bashkohet Big Brother VIP.

“Jam futur në shtëpinë e BBV3 me qëllim që vajza ime Deana të jetë fansja ime më e zjarrtë dhe ajo të jetë krenare për babain e saj”- tha Duro.

I pyetur se si duket Shtëpia nga brenda, Duro është shprehur “si përrallë”.