Aksident tragjik në Turqi! Autobusi del nga rruga dhe përmbyset, 9 të vdekur dhe 30 të plagosur

Një aksident tragjik ka ndodhur në Turqi, ku një autobus ka dalë nga rruga dhe si pasojë është përmbysur, duke shkaktuar 9 viktima dhe 30 të plagosur.

Këto janë pamjet e aksidentit të rënë me pasoj vdekjen e 9 personave dhe plagosjen e 30 të tjerëvee në Turqi.

Auobusi me 40 pasagjerë dhe 3 ekuipazh ka dalë nga rruga dhe si pasojë është përmbysur. Të gjithë pasagjerët që kanë arritur të shpëtojnë nga përmbysja e autobusit kanë marrë plagë, ndërsa mes viktimave është edhe shoferi i autobusit.

Autoritetet turke bëjnë me dije se nga 30 pasagjerët e plagosur, 13 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Aksidenti ka ndodhur në orën 1:15 të mëngjesit të ditës së martë. Ministri i Drejtësisë, Yılmaz Tunç bëri të ditur se ka nisur një hetim gjyqësor nga Kryeprokuroria Publike e Aydıncık duke caktuar 2 prokurorë publikë lidhur me aksidentin dhe shkaqet.

Edhe pse sicc deklaron vet ministri deri më tani besohet se shkaku i aksidentit të jetë moti i keq, ku si pasojë e shirave dhe rrugës së lagësht, shoferi besohet të ketë humbur kontrollin.

Sipas informacioneve autobusi i pasagjerëve është përplasur me barrierat në dalje të tuneleve teksa po udhëtonte nga Antalia në drejtim të Mersinit dhe është përmbysur për një arsye të panjohur. Ky aksident është regjistruar nga kamerat e sigurisw  dhe duket se autobusi ka qenë me shpejtësi në kthesë e me pas është përplasur me barrierën.