VIDEO/ Mësoni trukun e make-upit që do t’i bëjë buzët tuaja të duken më të fryra
Vitet e fundit, buzët e fryra janë bërë padyshim një tipar që shumë femra duan ta kenë. Fillerët vazhdojnë të jenë të njohura, ndërsa teknikat e grimit që japin efektin e buzëve më të plota tashmë janë shumë të njohura, sidomos tek ata që nuk duan të shpenzojnë një pasuri të vogël për injeksione apo të bëjnë ndërhyrje në trupin e tyre.
Një prej tyre është konturimi i buzëve, i cili së fundmi është bërë viral në platformën "TikTok", megjithëse në fakt është një teknikë që është sinonim i grimit të frymëzuar nga vitet ’90.
Si do ta bëni? Siç po e shihni në videon, do t’ju duhet një produkt konturues, idealisht në formë kremi dhe një furçë të hollë buzësh, me të cilën do të vizatoni konturin, duke shtypur pak jashtë vijës së tyre natyrale. Kujdes, mos e nxirrni më tej, sidomos në qoshe, pasi kjo do të jetë shumë e dukshme dhe jo e natyrshme.
