VIDEO/ Po mbytej në pellgun e ngrirë, 8-vjeçarja shpëtohet në kohë nga një ushtarake
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Janar 2024, 17:45
Një ushtarake nga Vermont u fut në ujë të ftohtë për të shpëtuar një vajzë 8-vjeçare e cila kishte rënë në një pellg të ngrirë.
Në një video të ndarë nga mediat e huaja duket zona e mbuluar nga bora dhe akulli ndërsa ushtarakja vë re një person i cili dukej sipër akullit në një pellg.
Ndërsa ajo afrohet në video duket që akulli në pellg është thyer dhe një fëmiijë ndodhet në ujë. Nga kamera e trupit të ushtares duket qartë teksa ajo futet në ujë dhe nxjerr vajzën.
Menjëherë ajo i kërkon një personi tjetër të thërrasë për ndihmë ndërsa vjen sherifi i cili e merr në krah dhe e dërgon në spital. Fatmirësisht ndërhyrjaishte në kohë dhe vajza u shërua plotësisht.
View this post on Instagram