Egjipti dhe Kina theksojnë prioritetin e sigurisë së lundrimit në Detin e Kuq

Egjipti dhe Kina po ndjekin nga afër zhvillimet në Detin e Kuq.

Të dyja shtetet po fokusohen në prioritetin e garantimit të sigurisë së lundrimit, thanë ata në një deklaratë të përbashkët të dielën.

Të dy vendet shprehën shqetësimin për zgjerimin e konfliktit në rajon, duke theksuar rëndësinë e bashkimit të përpjekjeve për të ndaluar sulmet në Gaza, thuhet deklaratë, shkruan Reuters.