VIDEO/ Habit Klodi Karaj, Pas Luizit e telefonon Bes Kallaku: Ishte e lezetshme…

I ftuar në “Glamour Zone” këtë të premte ka qenë gazetari i televizionit “Ora News”, Klodi Karaj.

Teksa është pyetur rreth telefonatave të shumta që ka marr në emisionin “Ora juaj”, ai rrëfeu një prej tyre të bërë nga një personazh televiziv i njohur.

“Ma ka treguar më vonë që ishte ai, Bes Kallaku. Nuk u kuptua që ishte ai dhe subjekti i bisedës që ai po bënte, kishte atë timbrin e laçjanit.

Po thoshte diçka që unë e njihja si gjë dhe po i thoja ktu ka diçka që nuk shkon. Pas emisionit pyeta në qoftë se ishte Besi.

Kur rastisa një ditë me motrën e tij, Anën më tha që të bën të fala Besi. E pyeta në qoftë se e ndjek emisionin dhe më tha që po madje një herë të ka marrë në telefon. Ishte humor i Besit, ishte fine, e lezetçme si gje”, tha Klodi.