Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Mitrovicë, 13 të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Janar 2024, 19:37
Të paktën 13 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi.
Ngjarja ka ndodhur në një banesë në Kçiq të Mitrovicës.
Sipas policisë të lënduarit janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.
“Si pasojë e një shpërthimi në një shtëpi në fshatin Kçiq të Mitrovicës, 13 persona kanë pësuar lëndime.
Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.
Bazuar në informatat e para dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një bombol gazi”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
