Sulm i pamëshirshëm mbi Ukrainë/ Rusia lëshon 37 raketa dhe 3 dronë

Rusia ka sulmuar sërish Ukrainën kësaj here më 37 raketa dhe 3 dronë. Mbrojtja ajrore ukrainase nuk ka mundur të ndali sulmin nëpërmjet raketave mbrojtëse ajrore duke rrëzuar vetëm 8 prej tyre. Ende nuk bëhet me dije shkalla e ulët e mbrojtjes.

Ukraina pësoi një sulm të madh raketor rus në orët e para të së shtunës, teksa mbrojtja ajrore e saj ishte në gjendje të rrëzonte një përqindje shumë më të ulët se zakonisht.

Sipas forcave ajrore të Ukrainës, Rusia lëshoi 37 raketa dhe tre drone. Tetë raketa u rrëzuan, tha ajo në një deklaratë në mediat sociale.

Zëdhënësi i Forcave Ajrore tha në fillim të kësaj jave se Ukraina tani po vuante nga një deficit i raketave të mbrojtjes ajrore. Ende nuk është e qartë arsyeja e shkallës së ulët të goditjes.

Shumica e llojeve të raketave të përdorura gjatë natës ishin tipe balistike jashtëzakonisht të shpejta, thanë forcat ajrore duke e bërë më të vështirë rrëzimin e tyre.

Autoritetet ende nuk kanë raportuar për viktima. Ndërkohë, Polonia, kishte aktivizuar për pak kohë sistemet e mbrojtjes ajrore për shkak të nivelit të rritur të kërcënimit.

Territori ukrainas afër vijës së frontit ishte gjithashtu në shënjestër të artilerisë ruse.