Shpërthen një minierë qymyri në Kinë, raportohen mbi 10 të vdekur

Të paktën 10 të vdekur nga një shpërthim në një minierë kineze

Së paku 10 njerëz kanë vdekur dhe gjashtë të tjerë janë zhdukur si pasojë e një aksidenti në një minierë në qytetin Pingdingshan, në Kinën qendrore, njoftuan zyrtarë kinezë të shtunën.

Ata janë zotuar se operacionet e kërkimit do të vazhdojnë dhe se do fillojnë kontrollet e sigurisë në të gjitha miniera e qytetit.

Inspektimet e sigurisë në minierën me qymyr në Pingdingshan, provinca Henan, mund ta ndërpresë prodhimin e qymyrgurit atje dhe t’i kufizojë furnizimet.

Nëntorin e kaluar, çmimet e qymyrit në Kinë u rritën, pasi Qeveria e vendit u zotua për t’i shtuar kontrollet e sigurisë, si pasojë e rritjes së numrit të të vrarëve në aksidente në rajonin kryesor të prodhimit të këtij produkti djegës.

Zyra për menaxhimin e emergjencave e Pingdinshanit tha se aksidenti ndodhi të premten pasdite, si pasojë e shpërthimit të gazit në një minierë. Deri të shtunën në mesditë u konfirmuar 10 të vdekur dhe gjashtë të zhdukur.

Agjencia tha se do të bëjë plane konkrete për t’i shpëtuar të zhdukurit dhe për ta hetuar shkaktarin e aksidentit.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Kinës, Xinhua, raportoi se 425 njerëz po punonin në nëntokë kur ndodhi aksidenti.