Tahiri: Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk duhet të ndërlidhet me themelimin e Asociacionit

Kreu i grupit parlamentar të grupit të AAK-së, Besnik Tahiri në një intervistë në Ora News foli për zhvillimet më të fundit në Kosovë. Tahiri u shpreh se Serbia nuk do ndalet së sfiduari pavarësinë e Kosovës.

Tahiri: Raporti i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë nuk duhet të ndërlidhet me themelimin e Asociacionin për shkak se themelimi i Asociacionit buron nga ligjet tona dhe është po ashtu pjesë e një marrëveshje ndërkombëtare.

Ajo që mund të them është se Serbia ka arritur në masë të madhe të pengoj procesin e dialogut duke bërë një sulm terrorist të sponsorizuar nga qeveria dhe kjo e ka ndërruar pak situatën.

Kurti nuk është konsisten në dialog.

Serbia asnjëherë nuk do ndalet së sfiduari pavarësinë e Kosovës