Perëndimit i humbet durimi me Vuçiçin/ Roth: S’ka vend për shërbëtorët e Putinit në BE
Perëndimi po fshikullon ashpër Aleksandër Vuçiç për standarndet e zgjedhjeve të fundit dhe sidomos marrëdhëniet me fqinjët, e veçanërisht me Kosovën. Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut gjerman, e ka cilësuar një shërbëtor të Putinit për të cilin sipas tij nuk ka vend në BE
Zgjedhjet e fundit të përgjithshme dhe rasti i liderit të opozitës që dyshohet se u dhunua pasi u kërkoi falje shqiptarëve për masakrat, kanë ngritur pikëpyetje për t'u bashkuar me BE dhe nxitjen e frikës për marrëdhëniet e saj me vendet fqinje, përfshirë Kosovën.
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut gjerman, Michael Roth ka shpërthyer në kritika ndaj Vuçiç.
“Nuk është më një partner i besueshëm, s’ka vend për shërbëtorët e Putinit në BE”, tha ai.
Në komentet e bëra për mediat lokale mbajti një koment edhe për zgjedhjet e mbajtura në vend, të cilat nxitën protesta të përditshme.
“Vëzhguesit ndërkombëtarë në këto zgjedhje raportuan për blerjen e votave dhe përdorimin e votuesve fantazmë në favor të SNS-së në pushtet.
Këto janë metoda nga mjetet e një sundimtari autokratik, jo të një presidenti që është i përkushtuar ndaj demokracisë dhe shtetit të së drejtës dhe dëshiron ta udhëheqë vendin e tij në BE”, theksoi ai.
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka reaguar ndaj ministrit të Jashtëm britanik, David Cameron dhe politikanëve të tjerë perëndimorë, duke i akuzuar ata se po punojnë për destabilizimin e Ballkanit.
Vuçiç e bëri komentin pasi edhe Cameron e përshkroi atë si "prokura e Rusisë" në rajon.
"Serbia krenohet me pavarësinë e saj dhe kjo është arsyeja pse jam i zhgënjyer nga deklarata e ministrit të Jashtëm britanik Cameron se Serbia është protektorat i Rusisë, si dhe historitë se ne do të jemi ata që destabilizojnë rajonin", u shpreh ai.
Vuçiç gjithashtu pretendoi se të gjithë në rajon po armatosen. Ministri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviç hodhi kohët e fundit idenë e kthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak për serbët.


