Tre arsye pse humbet kënaqësia seksuale!

Gjendja e organeve të përfshira në aktin seksual, nivelet e duhura të hormoneve por edhe aftësia për t'u eksituar seksualisht nuk garantojnë në vetvete seks të mirë. Ka një sërë aktorë të tjerë që mund të krijojnë mjaft probleme. Le të shohim se cilët janë ata.

Ankthi për performancën

Një person mund të shqetësohet aq shumë për performancën e tij seksuale saqë seksi nuk është më i këndshëm apo i mundur. Ankthi i performancës bëhet më i zakonshëm si për meshkujt, ashtu edhe për femrat teksa i afrohen moshës 50-vjeçare.

Imazhi i trupit dhe vetëvlerësimi

Ka shumë gjëra që mund ta bëjnë një person të ndihet më pak tërheqës, veçanërisht kur plaket, kur… graviteti fillon të luajë një rol të madh në imazhin e trupit. Lindja e fëmijëve, dieta e varfër, shtimi në peshë apo rrallimi i flokëve janë gjithashtu gjëra që mund ta bëjnë një person të ndihet më pak të dëshirueshëm. Këto ndjenja zvogëlojnë ndjenjën e intimitetit ose dëshirës që krijon dashuria dhe ka të ngjarë të pengojnë një person të nisë ose t'i përgjigjet provokimit seksual.

Pritjet dhe përvojat e kaluara


Seksualiteti është një shtysë e natyrshme që na shoqëron që nga lindja. Megjithatë, ato që formësojnë perceptimet tona rreth seksit është familja jonë, kultura e vendit ku jetojmë, kultura fetare, masmedia dhe bashkëmoshatarët që na rrethojnë. Për disa njerëz, kjo gjendje krijon një imazh të shëndetshëm të seksit, ndërsa për të tjerët ndërlikon marrëdhëniet seksuale.