“Friends”-at në ankand/ Skriptet e serialit të famshëm të viteve ‘90 u gjetën një kosh
Pjesë skenarësh të dy episodeve të serialit të famshëm “Friends”, të gjetura në një kosh pritet të dalin në ankand së shpejti.
Skenarët origjinalë të dy episodeve të serialit ‘Friends’ në Mbretërinë e Bashkuar që fillimisht ishin mbledhur me një tufë letrash për t’u hedhur poshtë, kanë dalë në ankand për t’u shitur.
Draftet finale të sezonit të katërt u rikthyen në vitin 1998 nga një anëtar i stafit në ‘Fountain Studios’, ku u filmuan dy episodet.
Shtëpia e ankandeve ‘Hanson Ross’ tha se ato duhet të ishin shkatërruar në mënyrë që fundi të mos zbulohej, por u përdorën për finalen e sezonit me dy pjesë të titulluar ‘The One With Ross's Wedding.’
Skriptet pritet të shiten nga 600 deri në 800 paund.
Shitësi i paidentifikuar kishte punuar në ‘Fountain Studios’ deri në vitin 1999, por i kishte mbajtur skenarët në një sirtar pranë shtratit përpara se të vendoste për një pastrim.
‘Kur erdha për të pastruar tavolinën time të largohesha nga puna, thjesht mora gjithcka në një kuti të madhe kartoni. Harrova se aty ishin skenarët. Ata përfunduan në një sirtar pranë shtratit tim dhe kanë qenë aty që atëherë. Mund t'i kisha hedhur shumë lehtë’ është shprehur ai, duke shtuar se këto skenarë meritojnë të jenë në pronësi të një fansi të madh të Friends."
"Ekziston mundësia që skriptet ti përkasin një skenografi të quajtur John Lanzer’ njoftoi shtëpiae ankandeve.
Teksa shefja e kërkimeve u shpreh se ‘është thjesht surreale ta lexosh dhe të shohësh me shkrim atë që ke parë në ekran’.
Ajo paralajmëroi se fansat e përkushtuar mund të tejkalojnë ankandin e vlerësimit. "Qielli është kufiri, nëse njerëzit i duan ata do të bëjnë oferta për to," tha ajo.


