Erdhi për pushime në Kosovë, aktorit të njohur i grabitet lokali në Gjermani

Aktori i njohur me skeçet e tij humoristike, Kreshnik Ibrahimi ditë më parë ka njoftuar se ka ardhur në Kosovë për t’i kaluar pushimet me familje.

Por siç duket gjërat nuk kanë shkuar sipas planeve të tij.

Ibrahimi nëpërmjet rrjetit social "Facebook" ka njoftuar se gjatë qëndrimit të tij në vendlindje persona të paidentifikuar kanë thyer dhe plaqkitur lokalin e tij në Gjermani.

Në vijim mund të gjeni njoftimin e aktorit Ibrahimi:

"Jeni shum te lig…! Të dashur vëllezer dhe motra Shqiptarë gjatë qëndrimit tim në Vendlindje (Kosovë) persona të pa njohur dhe të pa identifikuar deri më tani,kanë thyer dhe grabitur lokalin tim “Te Tigri” në Gjermani.

Autoritet e Policisë Gjermane po hetojnë dhe po merren me zbardhjen e ketij rasti! Ngjarje të tilla më bëjnë më të fortë, më bëjnë të kuptoj që rruga e ndershme është e veshtirë! Unë do e kaloj edhe këtë bashkë me shokët dhe shqiptarët e ndershëm që me rrijnë në krahë.

Për pak ditë do e rihap prap këtë lokal që është foleja e Shqiptarëve të ndershëm në Diasporë❤️Tigri nuk ndalet prej Hijenave…"