VIDEO/ Shqipja “godet” Lindën: Ke pasur pëlqim fizik për...

Debatet mes dy banoreve të spektaklit televiziv "BBVK2", Shqipes dhe Linditës, kanë vazhduar që në mëngjes.

Shqipja i tha Linditës se ajo kishte pëlqim për Azemin, i cili më nuk është pjesë e shtëpisë.

"Ti ke pasur pëlqim për Azemin e ke thënë këtë, je frikësuar se po bën ndonjë gjë”, ka thënë Shqipja.

E kjo gjë e preku shumë Linditën, e cila e mohoi: “Ti vet ke thënë se kallesh për Blerandon”.