Erdogan: Turqia gati të presë bisedimet e paqes për të zgjidhur krizën Ukrainë-Rusi

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të premten se vendi i tij është gati të ndërmjetësojë dhe të presë bisedimet e paqes për të zgjidhur krizën Ukrainë-Rusi.

Deklaratat e Erdoganit erdhën gjatë një bisede telefonike me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky, sipas presidencës turke.

Udhëheqësi turk deklaroi se “një armëpushim në Ukrainë duhet të vendoset sa më shpejt që të jetë e mundur dhe duhet të hapet dera për paqen”.

Erdogan tha gjithashtu se është e rëndësishme ristrukturimi dhe rihapja e korridorit të grurit dhe se ai ka vazhduar kontaktet e tij diplomatike për këtë qëllim.

Të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu konfliktin e vazhdueshëm midis Izraelit dhe Palestinës, shtoi presidenca.

Erdogan vuri në dukje se ai ka bërë përpjekje të jashtëzakonshme për të ndaluar gjakderdhjen dhe për të arritur paqen edhe në Palestinë.