Dy shpërthimesh bombash në Iran, 95 viktima dhe dhjetëra të plagosur

Të paktën 95 persona u vranë nga dy shpërthime bombash gjatë përkujtimit të gjeneralit iranian Qasem Soleimani në përvjetorin e katërt të eleminimit të tij nga SHBA, raportuan mediat shtetërore në Republikën Islamike.

Disa dhjetra njerëz mbetën të plagosur.

Shpërthimet në qytetin Kerman sipas dëshmitarëve ndodhën me një diference prej 10-15 minutash, cka sipas zyrtarëve tregon për një plan të parashikuar edhe për lëvizjet e njerëzve.

Autoritetet thanë se thanë se bombat ishin vendosur në canta, por nuk ishinm të sigurtë nësë u shpërthyen nga distanca apo ishin sulme vetevrasëse

Ky është sulmi më vdekjeprurës në iran në 42 vitet e fundit të cilët teherani e klasifikoi si terrorist.

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, u zotua se "sulmi terrorist" do të përballej me një "përgjigje të ashpër".

Presidenti Ebrahim Raisi i quajti bombardimet një "akt frikacak" të kryer nga "kriminelët që urrejnë Iranin dhe klerikët e terrorit dhe errësirës".

Ngjarja vjen në mes të tensioneve të rritura në rajon pasi nënkryetari i grupit palestinez të mbështetur nga Irani, Hamas, u vra në Liban me një sulm izraelit me dron

Shtetet e Bashkuara mohuan të jenë të përfshira në shpërthimet në Iran, ndërsa nuk besojnë se pas sulmit të jetë Izraeli!

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres dënoi fuqishëm sulmin dhe shprehu "ngushëllimet e tij të thella për familjet e viktimave, popullin dhe qeverinë" e Iranit,

BE tha se e dënon bombardimin dhe shprehu "solidaritetin e saj me popullin iranian", ndërsa presidenti rus Vladimir Putin e quajti sulmin "tronditës në mizorinë dhe cinizmin e tij".

Soleimani ishte ishte komandant i forcave revolucionare “Quds” dhe shihej si figura më e fuqishme në Iran pas liderit suprem përpara se të vritej në një sulm me dron amerikan në Irakun fqinj në vitin 2020.

Qeveria e Iranit akuzoi SHBA-në për një akt të terrorizmit ndërkombëtar dhe lëshoi ​​urdhër-arreste për Presidentin e kohës Donald Trump dhe zyrtarë të tjerë.