“Jemi në solidaritet me palestinezët”, ja cili shtet ndaloi festimet për Vitin e Ri pas situatës së luftës
Kryeministri i përkohshëm i Pakistanit, Anwaarul Haq Kakar, deklaroi ndalimin e festimit të Vitit të Ri në vend si një gjest solidariteti me popullin e Gazës së shkatërruar nga lufta.
Në një fjalim drejtuar kombit, ai kërkoi të tregojë solidaritet me palestinezët dhe të shfaqë maturi dhe përulësi në Vitin e Ri.
“Duke pasur parasysh situatën seriozisht shqetësuese në Palestinë dhe për të treguar solidaritet me vëllezërit dhe motrat tona palestineze, do të ketë një ndalim të rreptë nga qeveria për mbajtjen e çdo lloj aktiviteti për Vitin e Ri”, tha ai.
Më shumë se 20,000 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, janë vrarë që nga fillimi i luftës, sipas ministrisë së shëndetësisë në Gazën e drejtuar nga Hamasi.
Lufta në vazhdim ka përzënë tashmë rreth 85% të 2.3 milionë banorëve të Gazës nga shtëpitë e tyre dhe me Izraelin që po zgjeron ofensivën e tij tokësore, më shumë palestinezë pritet të zhvendosen.

