Ligji “patriotik” për shkollat/ Hyjnë në fuqi masat në Kinë: Nuk lejohen lëndë përendimore në shkollat private
Ligji i ri për arsimin privat, por jo vetëm, nuk do të lejojë më praktikat përendimore në Kinë. Madje kërkohet që kurrikulat tu mësojë ndënësve dhe studentëve teori politike dhe ideologjike.
Një ligj i ri arsimor do të vendosë një masë shtrënguese në shkollat britanike në Kinë, në përpjekjet e Pekinit për të kontrolluar gjithçka.
Më 1 janar, edukimi i ashtuquajtur patriotik do të hyjë në fuqi, duke mos lejuar disa lëndë mësimi të stilit perëndimor.
Ligji kërkon që të gjitha nivelet dhe llojet e shkollave duhet të bëjnë një rishikim të sasisë së ideologjisë dhe teorisë politike që përfshijnë kurrikulat.
Gjithashtu anëtarët e bordit në shkollat private kërkohet të jenë shtetas kinezë dhe ndalohet përdorimi i materialeve të huaja mësimore për arsimin e detyrueshëm.
Kina ka rreth 180,000 institucione arsimore private, me më shumë se 55.6 milionë studentë të regjistruar, sipas Këshillit Britanik.
Në nivel shkolle dhe universiteti, 13% e studentëve shkojnë në institucione private.
Sipas medieve ndërkombëtare në dy vitet e fundit, bashkëpunimi ndërkombëtar në Kinë është i vështirësuar në një sërë sektorësh.
Disa muaj më parë pekini miratoi një ligj kundër spiunazhit që ndalon transferimin e informacionit në lidhje me sigurinë kombëtare jashtë vendit, duke stepur bizneset e huaja, të cilat shqetësoheshin për formulimin e paqartë të ligjit.


