Do sulmonin kisha e sinagoga, Turqia shkatërron celulën e ISIS
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Dhjetor 2023, 14:30
Forcat e sigurisë në Turqi kanë organizuar një operacion kundër terrorizmit, gjatë të cilit u arrestuan 32 persona të dyshuar për lidhje me grupin ekstremist "Shteti Islamik".
Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, personat e arrestuar dyshohet se po planifikonin të kryenin sulme në sinagoga dhe kisha, si dhe në ambasadën e Irakut në Turqi.
Agjencia Anadolu bën me dije se operacioni u shtri në 9 provinca të Turqisë, teksa arrestimet u realizuan në orët e para të mëngjesit. Arrestimet vijnë një javë pasi policia ndaloi 304 militantë të dyshuar të IS në një bastisje të njëkohshme në të gjithë Turqinë.